Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në Urdhërat e Rektorit të UPT-së, Nr.31, Nr.32, Nr.33, Nr.34, Nr.35, Nr.36, datë, si dhe në zbatim të “Rregullores së Studimeve të Doktoratës”, njofton hapjen e pranimeve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në programet e studimit me kuotat përkatëse, si më poshtë:
1. Doktoratë në “Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit”, nënfusha “Inxhinieri Informatike” dhe nënfusha ”Telekomunikacion dhe Inxhinieri Informacioni”, (20 kuota) – Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit,
2. Doktoratë në “Inxhinieri Fizike”, (2 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
3. Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike”, nënfusha “Automatizimi i Industrisë”, (3 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike,
4. Doktoratë në “Inxhinieri Elektrike”, nënfusha “Energjitikë”, (3 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike,
5. Doktoratë në “Inxhinieri Ndërtimi”, nënfusha “Inxhinieri Mjedisi”, (6 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit,
6. Doktoratë në “Gjeodezi”, (3 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
7. Doktoratë në “Gjeologjia dhe Mjedisi”, (6 kuota) – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,
8. Doktoratë në “Inxhinieri Nafte dhe Gazi”, (8 kuota) – Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave,
9. Doktoratë në “Konstruksione mekanike dhe vlerësimi i integritetit strukturor”, (3 kuota) – Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike.
Për informacion mbi kriteret e përgjithshme të pranimit të kandidatëve në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.
Për informacion mbi dokumentacionin për aplikimin për regjistrim në studimet e ciklit të tretë “Doktoratë”, klikoni këtu.
Aplikimet e kandidatëve për studimet e ciklit të tretë “Doktoratë” në Universitetin Politeknik të Tiranës, do të kryhen nga data 15.04.2022 deri më datë 29.04.2022.


