📅 6–10 Gusht 2026

Nëse keni përzgjedhur Mjekësinë e Përgjithshme në preferencat tuaja në U-Albania, hapi i radhës është regjistrimi për provimin e pranimit.

📲 Aplikimi kryhet online në portalin e-Albania, përmes shërbimit “Aplikim për provimin e pranimit në universitet”.

✅ Plotësoni formularin elektronik.
✅ Ngarkoni mandatin përkatës të pagesës.
✅ Dërgoni aplikimin brenda afatit.

Pas përfundimit të aplikimit, do të pajiseni me një kod unik, me të cilin mund të ndiqni statusin e aplikimit dhe do të njoftoheni përmes email-it dhe rubrikës “Mesazhet e Mia” në e-Albania.

⚠️ Mos e humbisni afatin! Kandidatët që nuk regjistrohen për provimin e pranimit në datat 6–10 Gusht 2026 nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, edhe nëse e kanë përzgjedhur atë në preferencat e tyre.

📍 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese dhe ju mirëpret në rrugëtimin tuaj drejt profesionit të mjekut!