Duke qënë se nuk shohim asnjë reagim nga ana e Ministrisë së Arsimit në lidhje me mundësinë që u mohoet maturantëve të aplikojnë për të parë një kopje të testit të tyre do provojmë të bëjmë diçka për të zgjuar “gjumashët” e Ministrisë nga gjumi dhe ti bëjmë të reagojnë!
Kopjoje emailin e shkruar më poshtë dhe dërgoje dhe ti në adresat e emailit [mjafton të klikosh sipër adresës së emailit dhe ju hapet direkt aplikacioni për ti dërguar emailin]:
– [email protected] (emaili që ajo vetë ka publikuar)
KOPJOJE KËTË EMAIL DHE DËRGOJE NË TË GJITHA ADRESAT E EMAILIT MË SIPËR!
Përshëndetje,
Unë që po ju shkruaj këtë email jam një maturant i këtij viti. Marr iniciativën t’ju kontaktoj ju në lidhje me një problem që po e has për herë të dytë gjatë kësaj periudhe.
Ju keni nxjerrë një njoftim ku jepet udhëzimi për mënyrat se si mund të marrim një kopje të testit të maturës dhe keni vendosur një afat kohor prej 3 ditësh nga dita e publikimit të rezultateve.
Mënyrat:
1. Aplikim me anë të portalit qeveritar e-albania
2. Aplikim pranë gjimnazeve ku ne kemi përfunduar studimet.FATKEQËSISHT ASNJË NGA KËTO MËNYRA NUK FUNKSIONON DHE UNË SI NJË MATURANT I KËTIJ VITI NUK MUND TË SHOH ATË ÇFARË ËSHTË E PLOTËSISHT DREJTA IME PËR TA PARË.
1. Në portalin qeveritar nuk shfaqet si opsion zgjedhje provimi që unë kërkoj për ta parë (në këtë rast ai i Letërsisë)
2. Nëpër shkolla na thonë që nuk mund ta bëjnë ata aplikimin dhe që duhet ta bëjmë në portalin e-albania.Rrjedhimisht asnjë mënyrë NUK FUNKSIONON!
KËRKOJ NGA JU NJË ZGJIDHJE SA MË PARË TË KËTIJ PROBLEMI SEPSE MUNDËSINË PËR TË PARË PROVIMIN E GJUHËS SË HUAJ E HUMBA, DHE PO HUMBAS DHE KËTË MUNDËSI PËR PROVIMIN E LETËRSISË!
Faleminderit!




