Më datë 14 dhe 15 nëntor 2024, gjatë vizitës së delegacionit të Universitetit Politeknik të Tiranës në Université de Technologie de Compiègne, Francë, u nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi.
– Marrëveshja e Bashkëpunimit për hapjen e programeve të studimeve të ciklit të parë (Bachelor), duke i mundësuar studentëve shqiptare dhe të huaj të studiojnë në degët e inxhinierisë kompjuterike dhe elektronikës, me standarde europiane, me diplome dyfishe.
– Marrëveshja e Bashkëpunimit për ngritjen e kampusit të Université de Technologie de Compiègne në Tiranë.
Marrëveshjet e bashkëpunumit u nënshkruan nga Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Prof. Dr. Akli Fundo dhe Presidentja e Université de Technologie de Compiègne, Prof. Claire Rossi.
Thellimi i bashkëpunimit me Université de Technologie de Compiègne, i cili sapo i ka akorduar Universitetit Politeknik të Tiranës statusin e partnerit strategjik, është një hap përpara drejt ndërkombëtarizimit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në takimet për nënshkrimin e marrëveshjeve ishte e pranishme Znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit.