Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Kodolanyi Janos në Hungari, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. https://www.kodolanyi.hu/en
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫Bachelor;
▫Master;
📌Kohëzagjatja e bursave:
▫Bachelor (1 semestër);
▫Master (1 semestër).
📌Fushat e studimit: https://www.kodolanyi.hu/en/erasmus
👉Katalogu i lëndëve: https://www.kodolanyi.hu/en/erasmus/fall-semester/course-catalogue-fall
📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
▫CV (në gjuhën angleze);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Letër Motivimi në gjuhën angleze;
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Hungarisht B1 në varësi të programit të studimit);
▫*Learning Agreement;
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫CV (në gjuhën angleze);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti në programin master;
▫Diploma e Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Listë notash e programit bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash e programit master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
▫Letër Motivimi në gjuhën angleze;
▫ Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1/ Hungarisht B1 në varësi të programit të studimit);
▫*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Kodolanyi Janos lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx
ℹAfati për aplikime: 27 Maj 2024
📎Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në formatin pdf në e-mailin [email protected].
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
😃Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj