Qeveria shqiptare dhe Ministria e Arsimit dështuan në rekrutimin e studentëve për degët e shpallura si prioritet kombëtar. Bëhet fjalë për degët që rrezikojnë të mbyllen përshkak se nuk aplikon asnjë gjimnazist. Mes tyre janë degët si biologji, kimi, fizikë, matematikë, gjuhë shqipe de letërsi, inxhinieri minerash si dhe një sërë degësh në Universitetin Bujqësor për veterinari, mbrojtje bimësh e pyjesh si dhe agronomi.

Vitin e kaluar akademik qeveria u përpoq të josh gjimnazistët duke i ofruar bursë studimi falas dhe një pagesë sa rroga minimale për të secilin që aplikonte në nëj nga degët e shpallura prioritet. Rezultatet ishin zhgënjyese pasi në këto degë aplikuan shumë pak gjimnazist. Në Universitetin Bujqësor përfituan vetëm 4 student, një numër që nuk përmbush as hapjen e një klase.

Në këto kushte Ministria e Arsimit ka pranuar të heq mesataren 8.5 si mesatare pranimi për gjimnazistët në degët prioritare. Në këto degë pritet të hyjnë edhe gjimnazist me nivel më të ulët në mësimnxënie. Kjo pritet që universiteteve t’u sjell më tepër student megjithëse nuk ka ende siguri sesa gjimnazistët do të duan të jenë pjesë e degëve prioritare.

“Kemi rënë dakord me ministrinë që të hiqet kufiri i notës mesatare për çdo të ri që aplikon për këto programe studimore me rëndësi kombëtare në Universitetin e Tiranës“Gjimnazistët të cilët i drejtohen këtyre programeve me prioritet kombëtar, pavarësisht notës mesatare bëhen pjesë e një përfitimi ekonomik, 400 mijë lekë të vjetra.” – tha rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.