Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka njoftuar sot prezantimin e paketës së kritereve dhe procedurave për programin e Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve. Një matës që do të informojë publikun dhe palët e interesuara për renditjen e institucioneve arsimore.
Veç rritjes së cilësisë dhe performancës, renditja e gjimnazeve në rang vendi do të shërbejë edhe për politikëbërjen, me qëllim hartimin apo përmirësimin e politikave në arsimin e mesëm të lartë.
“Pas një pune të gjatë e intensive, prezantuam sot paketën e kritereve dhe procedurave të Renditjes Kombëtare të Gjimnazeve, e cila do do të jetë një matës shumë i mirë për gjimnazet që të përmirësojnë cilësinë dhe performancën e punës së tyre, informon publikun dhe palët e interesuara, por ndërkohë do të shërbejë edhe për politikëbërjen, me qëllim hartimin apo përmirësimin e politikave në arsimin e mesëm të lartë.
Dua të falënderoj Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) për mbështetjen që ka dhënë në hartimin e këtij dokumenti dhe mirëpresim çdo mendim apo sugjerim që e përmirëson më tej këtë politikë përpara zbatimit të saj”, njofton ministrja Evis Kushi.


