Minisrja e Arsimit Besa Shahini ka publikuar në profilin e saj në instagram një video me pyetje dhe përgjigje për maturantët:
Pyetja 1: Çfarë përmban provimi i maturës sivjet? Nisur nga data 4 maj do dalin çdo ditë njoftime dhe informacione në lidhje me mënyrën e zhvillimit të provimit.
Pyetja 2: Kam frikë të kthehem në shkollë, si tia bëj?
Kthimi në shkollë nuk është i detyrueshëm, mund edhe mos të ktheheni në shkollë nëse nuk e ndjeni të nevojshme por duhet të lajmëroni drejtorin e shkollës paraprakisht.
Pyetja 3: Jam jashtë vendit , a do mund të kthehem brenda datës 18 maj për tu kthyer në shkollë?
Datë 11 maj merret një vendim për kufijtë, nëse nuk hapen do gjenden zgjidhje të tjera individualisht për secilin ose do punohet intensivisht online.
Pyetja4: A do zhvillohet mësim të shtunave dhe të djelave gjatë kohës sa jemi në shkollë?
Jo nuk është e nevojshme.
Pyetja 5: A do ketë mbrëmje të maturës sivjet?
Për fat të keq jo, mbrëmje të maturës nuk do të lejohen. Nuk mund të zbatohet distancimi social kështu duhet gjetur një mënyrë festimi alternative
Shkruar nga Universiteti.Info
Ndalohet kopjimi pa përmendur burimin. (Me ju faqet e tjera e kemi )






