Në datë 6 dhjetor 2022 do të zhvillohet në Tiranë Samiti Bashkimi Evropian- Ballkani Perëndimor ku do të marrin pjesë lider të vendeve te Unionit, lider të Këshillit të BE, të Komisionit Evropian si dhe lider të Ballkanit Perëndimor.
Duke qenë një aktivitet i rëndësisë së veçantë dhe masat e marra nga strukturat e angazhuara në këtë aktivitet janë të sigurisë të lartë pasi aktivitete të tilla nuk monitorohen vetëm nga Policia e Shtetit por dhe nga organe të tjera.
Për motive sigurie do kete bllokime dhe devijime trafiku ne disa rruge inteurbane dhe urbane të kryeqytetit duke nisur nga ora 06:00 e dates 06.12.2022 e deri ne oren 18:00 të datës 06.12.2022.
Rruga Rinas – Qafë Kashar dhe anasjelltas
– Autostrada Tiranë- Vorë dhe anasjelltas
– Unaza madhe nga ish Sheshi Shqiponja – Rrethi i Sanatoriumit dhe anasjelltas
– Rr. Elbasanit nga Rrethi Sanatoriumit deri tek Ura Elbasanit dhe anasjelltas
– Të gjithë rrugët që lidhin Rr. Elbasanit me Rr. Papa Gjon Pali II rr.Dervish Hima, rr. Asim Zeneli, rr. Themistokli Gërmenji, rr. Ismail Qemali, rr. Mustafa Matohiti, rr.Jul Variboba, rruga Faik Konica, Fatmir Haxhiu, Gjeneral Nikols, rruga e Atjonit, sheh Ahmet Pazar si dhe të gjitha rruget që lidhin Blv.D.Kombit me rr.Ibrahim Rugova, Ukraina e lire, Lek Dukagjini do jenë të bllokuara.
Gjithashtu në këto segmente nuk do të lejohet parkimi i mjeteve, për këtë arsye janë njoftuar të gjithë banorët e zonës të mos parkojnë mjetet dhe për mjetet qe nuk janë larguar do të bëhet spostimi me mjete ngritës nga Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.
Për mjetet e emergjencave mjekesorë dhe emergjencave civile nuk do të ketë pengesa, përvec kontrolleve policore në perimetrin e sigurisë do të jenë të kontrolluara nga punonjësit e policisë.
Bllokimi i trafikut dhe devijimi në autostradat dhe rrugët interurbane që të cojnë drejt Tiranës, do të fillojë në orën 07:00, ndërsa në qytet në perimetrin e sigurise duke filluar nga ora 06:00 dhe në rruget e tjera qe perfshihen ne itenerarin e levizjeve ne oren 08:00.
Çdo lëvizje e domozdoshme me mjet sugjerohet të bëhet përpara këtij orari dhe të evitohen levizjet ne rruget qe do shoqerohen me bllokime dhe devijime per motive sigurie.
Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Veriu me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Fushë Prezë – Rinas
Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Durrësi me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Vora- Rruga e Vjetër e Fushë Krujës
Drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Juglindja me destinacion aeroportin e Rinasit rrugëkalimi do të bëhet nga Elbasani – rrethrrotullimi Tegut- Unaza Lindore-
Paskuqan -Kamëz- Kryqëzimi Valiasit- Rinas dhe për të gjitha emergjencat mjekesore qe vijne nga Veriu dhe jugu gjate kohes se bllokimit të trafikut për ne drejtim të spitalit të Traumes, të ndjekin rruget alternative nga Paskuqani-Azem
Galica-Shinat e Trenit-Spitali i Traumes dhe nga rruga e Shkodres-Petrit Radovicka-Gjergj Legisi-Lord Bajron-Spitali i Traumes.
Për të gjitha emergjencat mjekësore në drejtim të QSUT dhe Spitalit Shefqet Ndroqi, të ndjekin unazen lindore kur vijne nga jug lindja per të vijuar nga Shkoza-Kryegjyshata boterore-Farke-Sanatorium dhe Kodra e Priftit QSUT.
Kërkojme mirkuptimin e të gjithe qytetareve për të shmangur sa me shum levizjet me mjete ne daten 06.12.2022.