Teksa presin momentin për të përcaktuar preferencat e studimit në arsimin e lartë, maturantët po e lidhin gjithnjë e më shumë zgjedhjen e tyre me degët që ofrojnë mundësi më të larta punësimi.

Sipas drejtorit të Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, vetë të rinjtë po mbështeten te të dhënat për punësimin dhe te ecuria e viteve të kaluara, në mënyrë që të zgjedhin programe me perspektivë më të mirë

Në fund të fundit pritet që këta maturantë të formohen me njohuri që kërkon tregu i punës, për të mundësuar punëismin e shpejtë të tyre. Maurantët, që në momentin që fillojnë të hulumtojnë në programin U – Albania, riorjentohen edhe nga kërkesat e tregut të punës dhe si ka qenë ecuria në vitet e kaluara, për të patur mundësi të orjentohen drejt degëve të cilat përthithen më shpejt nga tregu”, tha Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar.Nisur nga prirjet e viteve të fundit, kërkesa më e lartë është për programet e teknologjisë së informacionit, inxhinierisë dhe shkencave mjekësore. Nga ana tjetër, degët tradicionale si ekonomiku, juridiku dhe fusha të tjera të shkencave sociale vazhdojnë të përzgjidhen, por nuk kanë më të njëjtin nivel interesi.

Gjenerata e re është orjentuar drejt TIK, inxhinieri e degë teknike. Është më pak e orjentuar në degë klasike, jo se kanë humbur vëmendjen e tyre sepse tregu do ketë nevoja për degë klasike si ekonomiku, juridiku apo degë të tjera, por deri diku ka rënë interesi i viteve të para të demokracisë. Gjuhët e huaja gjithashtu më pak, pasi maturantët po mësojnë që në gjimnaz dhe bëhet pjesë integrale e studimeve të tyre.

Degë që kërkohen nga tregu vendas janë: teknologji, inxhinieri por edhe shkencat mjekësore dhe infermeri,. Kjo qoftë në tregun vendas, qoftë nga kkërkesa të tregut europian”, shtoi Xhelaj.Xhelaj thekson gjithashtu se institucionet e arsimit të lartë i rishikojnë pothuajse çdo vit programet e studimit, duke i përshtatur ato më shumë me nevojat e tregut dhe duke i bërë më fleksibël.