Gati dy muaj i ndajnë maturantët nga procesi i Maturës Shtëtërore.

Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimit, Agim Alia thotë se pyetjet janë hartuar nga hartues dhe mësues me përvojë. Ndërkohë që përzgjedhja e tyre përfundimtare do të bëhen në përputhje me programet mësimore.

Këtë vit, Ministria e Arsimit e ka përcaktuar më herët se sa është pragu minimal që një maturant të jenë kalues në testet e provimeve të maturës.

Të katër provimet maturës shtetërore do të mbyllen gjatë muajit Qershor. Provimi i parë do të jetë gjuha e huaj me detyrim, më 9 Qershor, më 11 do të jetë Gjuha shqipe dhe Letërsia, më 17 Matematika. Ndërsa provimi i fundi, lënda me zgjedhje do të jepet më 24 Qershor.

Provimet e maturës 2022 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë. Çdo test ka në total 60 pikë. Kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2022, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Klan News