1. Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit, 1 (një) ditë pas shpalljes së rezultateve paraprake të të gjitha provimeve.
2. Maturanti/kandidati pasi është pajisur me fotokopjen e testit, ka të drejtë ta paraqesë kërkesën për rivlerësim testi në KSHMSH e shkollës, ku është regjistruar si maturant, më datë 3 korrik.
3. Fotokopjet e testeve të paraqitura në KSHMSH shqyrtohen nga dy mësues lëndor të përcaktuar nga KSHMSH-ja (nëse një shkollë nuk ka dy mësues të lëndës shqyrtimi do të bëhet vetëm nga një mësues i lëndës).
4. Mësuesit e përcaktuar sipas pikës 3, të këtij neni shqyrtojnë kërkesat e paraqitura nga maturantët/kandidatët vetëm për pyetjet e ankimuara dhe vendosin nëse këto teste do t’i kalojnë për rivlerësim QSHA.
5. KSHMSH, kërkesat për rivlerësim të miratuara nga mësuesit lëndor, i përcjell në ZVAP në format elektronik, brenda datës 3 korrik dhe në format shkresor brenda datës 4 korrik.
6. KMSH në ZVAP, kërkesat e paraqitura nga KSHMSH-të i përcjell në format elektronik në QSHA brenda datës 3 korrik, si dhe zyrtarisht në format shkresor, brenda datës 5 korrik.
7. QSHA-ja kryen procesin e rivlerësimit të testeve, me të njëjtat rregulla e procedura si vlerësimi i testeve, duke i sekretuar me barkode testet që rivlerësohen.
8. QSHA-ja kryen rivlerësimin e të gjithë testit.
Pas rivlerësimit, vlerësimi përfundimtar i maturantit mund të jetë:
a) me të njëjtin rezultat;
b) duke iu ndryshuar rezultati me rritje pikësh;
c) duke iu ndryshuar rezultati me ulje pikësh;
9. Rezultatet përfundimtare të provimeve të maturës pas procesit të rivlerësimit shpallen jo më
vonë se data 7 korrik.


