Parlament, komisioni i ligjeve zgjat me dy muaj gjendjen e jashtëzakonshme nga prania e COVID 19

Komisioni i Ligjeve në parlamentin shqiptar ka miratuar të martën zgjatjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, deri më 23 qershor për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. Miratimi u bë gjatë një seance on line të drejtuar nga kreu i komisionit Ulsi Manja. Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vend u njoftua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit. Kthimi në normalitet do të jetë proces jo i shkurtër” paralajmëroi zotit Rama. Propozimi pritet të miratohet në seancën e radhës të parlamentit shqiptar.

 

Burimi:Rtsh