Call-Centerat dhe fasoneritë janë kryesisht vatrat e shpërthimit të rasteve të reja me Coronavirus.

Në këto biznese ky punonjësit ushtrojnë veprimtarinë e tyre ngjitur, nuk u mbyllën as gjatë kohës së Koronavirusit me urdhër të Ramës.null

E sot, ku shpresat për uljen e numrit e të infektuarve ishin të mëdha, shpërtheu një tjetër vatër me 15 të infektuar.

Sipas Inspektoriatit të Punës, ishin kryer verifikimet e nevojshme në këto biznese, përsa i përket mbajtjes së distancës dhe pajisjen e punonjësve me maska e doreza, por sa për të mirëqenë ta marrim kur sot kurba e të infektuarve kërceu për lart.

Sipas Tema, call-centeri ‘CTA Groups’ i ndodhur në ish-Uzinën Tirana në zonën e Laprakës, është ai në të cilin sot u shënuan rastet e reja me Koronavirus. Të njëjtat burime konfirmojnë se call-centeri në fjalë ka operuar i pashqetësuar gjatë të gjithë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës, ndërsa nuk dihet nëse është vizituar nga ISHPSHSH.

Kjo vatër e re e cila përbën thuajse 70% të rasteve të reja me Koronavirus gjatë dy ditëve të fundit.

Joq albania