Procedurat e aplikimit, Raundi I Tretë
1.Në periudhën e caktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëv e të QSHA dhe RASH.
për çdo vit akademik. Do të kryhet procesi I aplikimit online për raundin e tretë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 (dhjetë) programe studimi. Të gjithë maturantët të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që:
a. Nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë;
b. Kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues:
C. kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen;
d. Janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë.
- Aplikimi kryhet në cilindo Mjedis që ka akses interneti
Maturantët, që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose te dytë, përpara aplikimit për degët në portalin e aplikimit universitar, duhet të paguajnë tarifën e aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të
dytë. Të cilën e sMarkdnë në portalin U-ALBANIA.
Maturantët/kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë dhe do të riaplikojnë në
raundin e tretë nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund.




