My Post

KUSH E PLOTESON FORMULARIN A1Z? DOKUMENTET QË DUHET TË KETË ÇDO APLIKANT

Content Protection by DMCA.com

Këtë formular mund ta plotësojnë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para 2021-s dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës. Po ashtu mund ta plotësojnë kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së dhe rezulton se kanë detyrimin për të dhënë një, ose disa provime të maturës. Plotësimi i formularit mund të bëhet edhe nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri, ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2021, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike, apo private përgjatë vitit të ri akademik. Plotësimi i këtij formulari do të ndiqet nga një mësues mbikëqyrës, i cili do t’ju ndihmojë në kryerjen e procedurave për plotësimin korrekt të të dhënave të kërkuara

Dokumentet që duhet të ketë çdo aplikant
Për të bërë plotësimin e formularit A1Z, kandidati duhet të paraqesë ke mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga Komisioni i Maturës Shtetërore dhe Zyrës Vendore të Arsimit, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë, si dhe rezultatet që ka marrë në to. Vërtetimi krahas gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: provimet e detyruara dhe notat e përshkallëzuar të marrë në secilin prej tyre, si dhe notën e përshkallëzuar të marrë në provimin lëndës me zgjedhje. Sipas kushteve të përcaktuara, maturantët që në maturat e shkuara kanë dhënë provime me zgjedhje dhe rezultojnë kalues në të nuk kanë më detyrim që të japin provim me zgjedhje.
Ata mund të mbartin rezultatin e kësaj lëndë sipas preferencës së tyre. Ndërsa maturantët që në maturat para 2011-s nuk kanë dhënë provim me zgjedhje nuk kanë detyrim që të japin më këtë lëndë, me përjashtim vetëm të rasteve, në të cilat kjo përcaktohet nga shkollat e larta si detyrim për konkurrim. Ndërsa kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale duhet të mbartin lëndën e teorisë profesionale të integruar nëse e kanë dhënë dhe kanë rezultuar kalues në të, ose duhet që të rihapin këtë lëndë në përputhje me indeksin e profilit të degës nëse nuk kanë dhënë më parë, ose kanë rezultuar mbetës.
Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para 2014-s, por që nuk janë pajisur me Dëftesë pjekurie, apo Diplomë mature nuk e japin gjuhën e huaj si provim të detyruar. Pasi kanë fituar provimet e maturës, ata marrin diplomë dhe certifikatën përkatëse. Çdo maturant që nuk rezulton kalues në provimet e maturës në sezonin e muajit qershor ka të drejtë që t’i japë sërish po sipas të njëjtave kushte në sezonin e vjeshtës. Në maturat e para 2021-s, kur maturanti ka dhënë më shumë se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje i njihet vetëm rezultati i vitit të fundit.

qta_optimized

Shkruaj një koment...