Në vijim të proçesit të pranimeve në Universitete, pas përfundimit të Raundit II, viti akademik 2024-2025, për kuotat e paplotësuara aplikimet  do të kryhen pranë Sekretarive Mësimore.

Proçedura e aplikimit si në vijim:

Datë 10-15 Tetor kandidatët do të aplikojnë pranë sekretarisë mësimore me dokumentacionin si më poshtë:
Kopje e dokumentit të identifikimit.
Kopje e çertifikatës së maturës shtetërore.
Formular i kërkesës për aplikim (do të plotësohet në sekretarinë mësimore)
2. Renditja e aplikantëve për këtë fazë do të afishohet në ambjentet publike të fakultetit datë 16-17 Tetor.

3. Regjistrimet do të kryhen 18-19 Tetor pranë Sekretarive Mësimore.

Kuotat e paplotësuara për cdo program studimi si në vijim:

Inxhinieri Elektronike                        7 (shtatë) kuota.
Inxhinieri Informatike                        2 (dy) kuota.
Inxhinieri të Telekomunikacioneve   10 (dhjetë) kuota.