SHKRUAR NE MENYRE ANONIME NGA NJE STUDENT
Pershendetje dhe gezuar festat. Si fillim dua te sqaroj se kete postim po e bej nga nje adrese anonime per arsye se te dy prinderit e mij punojne ne administraten e shtetit dhe sdua as te pushohen e as te transferohen nga Vlora ne Diber apo ne cepin tjeter te Shqiperise sic ndodh gjithmone.
1. Partine lereni jashte kur te lexoni kete postim apo te protestoni, por fusni trurin ne pune duke njohur AKTUALITETIN, TE DREJTAT dhe PERGJEGJESITE.
Rreth 70% e studenteve u bene pjese e forumeve rinore per nje cop pushime ne Jale, Dhermi apo per ndonje premtim, keshtu qe mos beni shenjtorin duke kerkuar diskriminimin e secilit prej tyre sa here flasin, pasi 1)po shuani protesten duke larguar kete 70% te studenteve, dhe 2)ata kane te drejta sikurse ne (e shkruajtur nga une qe jam tallur sa kam plasur me kta te forumeve, por i kam tallur ball per ball dhe i kam tallur kur shiten veten per nje cop pushime jo tani qe jemi per nje kauz te perbashket)
2.Demaskoni vetem ata qe e bejne veten, rasti i Ariel Lamaj i cili tentoi te perfaqesonte studentet, Arieli qe eshte aktualisht NGELES pasi nuk plotesoi dot kreditet, dhe me ligjin e IAL te postuar nga partia e tij nuk mund te rikonkuroje per tu futur ne IAL pasi mesatarja e tij e Gjimnazit eshte me pak se 6 dhe si rrjedhim pret semestrin e dyte per te vajtur serisht ne Universitet. *Ariel e dim qe te ka plasur cipa vella e ste rendoi as fjala e Kryeministrit kur na tha Ngeles, po ta kuptoj hallin se NGELES je keshtu qe vazhdo shfaqjen se vetes i ben dem, s’na ben ne te tjereve.
Duke prekur thelbin e ksaj proteste do doja te ngrija nje shqetesim ne lidhje me 8 pikat qe kan kerkuar studentet ne Tirane sikur te jene kerkesat e cdo studenti te Shqiperise.
-E para un kam qen vet prezent ne Tirane dhe me eshte dukur sikur ato 8 pika dolen nga ndonje forum partiak, ose u hartuan me qellim ne ate menyre nga ndonje pjestar i tyre, ose nga ndonje Injorant qe e ktheu ne proteste injorante dhe jo proteste studentore me kerkesat e tij. Kete gje e pame qarte kur studentet dolen dhe s’diten te mbronin ate qe kerkonin dhe te themi te drejten protesta zere se u shuajt pasi shum veta nuk e shohin me te arsyeshme te protestojne per ato 8 pika, se nuk duan te protestojne per kerkesa FILLESTARE por per kerkesat KYÇE. Gjithashtu kam pyetur kedo qe njihja dhe s’e morem vesh kush ishin keta qe folen ne emer te te gjithe studenteve, sepse nuk dolen te na pyesnin me megafon qe po hartojme pikat dhe hajde jepni mendimin tuaj, por i postuan pa pyetur njeri dhe thjesht morem vesh qe nje grup studentesh hartuan e postuan 4pika qe me pas u ben 8 e me pas 12 e me pas qendruan 8 te tjera.
-E dyta, ato 8 pika qe u postuan dy here dhe te ndryshme (ne fotot me poshte i keni shembujt qe vine nga e njejta faqe) apo Kushtetuta e studentit apo 12 pikat e nxjerra ne Internet (qe skam nerva ti kerkoj e ti postoj se sjan ky thelbi qe dua te shpreh) tregojne disa kauza te ndryshme, ASNJE PREJ TE CILAVE NUK ESHTE KAUZA IME!
-E treta nuk quhet PROTESTE nese protestoni ne dite normale dhe jo ne ditet kur kishit provime(kolekiume) apo ne ditet pushim. Protesta nuk njeh pushim ndaj po e bej kete postim per nje proteste te vertete Studentore dhe jo nje proteste “Vilyveri”.
-E katerta nuk deshiroj qe nje proteste pa organizator, te kete faktikisht dhe fatkeqsisht organizatorin me te keq qe jan disa faqe ordinere Instagrami, interesi i te cilave eshte zvarritja e protestes nepermjet 8Pikave “Fillestare” e me pas pikave te tjera qe nuk sjellin gje vec postime te reja, me shume klikime dhe sic keni pare vete, kane filluar dhe reklamimet. Synimi i ketyre faqeve eshte fitimi personal, pasi vet media mbahet nga klikimet, dhe klikimet vin nga lajmi, dhe zgjatja apo corientimi e perplasja e protestes thjesht gjenerojne lajme ose fitim per xhepat e tyre, per te mos permendur akuzat qe i bejne njeri tjetrit se te cila parti jan shitur shoqeruar me fakte, e jo me ti futesh permbajtjes te atyre faqeve qe nje njeri me nje perspektive ne jete s’do merrte kurre persiper te jetoje 24ore para nje Rrjeti Social.
Do t’ju bej nje arsyetim per secilen pike pak me poshte perse une jam apo nuk jam dakort por me pare dua te tregoj cila eshte Kauza ime, qe shum studenta nuk kan per ta pranuar. Arsyeja? Ngaterrojne Universitetin me Gjimnazin dhe eshte bere Trend sot te kesh diplome sikurse turp nese nuk e ke.
Kauza ime eshte per nje ARSIM CILESOR qe do te thote ndryshim i sistemit arsimor si dhe strukturave te saj shoqeruar me hetim nga prokuroria per rastet e shperdorimit te detyres apo fondeve publike- Me pak fjale qe institucioni dhe diploma ime te vleje neser ne tregun e punes apo sherbimeve dhe te tregoje qe diploma e ketyre viteve eshte me potenciale sesa diplomat qe mereshin vitet e kaluara ku as ne auditore nuk mesohej e as nota nuk eshte ajo qe shkruhet, pasi eshte mare me Favore apo me Mik.
Gjithashtu para se te filloj arsyetimin tim kerkoj te mblidhen 20’000 firma ne daten 7 janar nga gjith studentet ne Shqiperi, te mjaftueshme per te ngritur ne fuqi nje ligj i propozuar nga une cili eshte:
Rastet kur Petagoget apo cdo punonjes i IAL kapen apo jan kapur ne thyerje te ligjit ku shantazhojne studentet, kerkojne favore ekonomike, materiale apo seksuale ne kembim te vlersimit te lendes, rastet kur konkludohet ne plagjature ne doktoraturat e tyre apo kur ushtrojne presion ndaj studenteve per vlersimin e performances ne mesimdhenie ose ne rastet kur studentet kerkojne te drejtat e tyre, te perjashtohen nga cdo IAL publike pa pasur te drejten per tu rikthyer ne keto institucione shoqeruar me ndjekjen penale per shkeljen perkatese. Petagoget te kapur ne shkeljet e mesiperme, t’u kontrollohen vlersimet ne tezat e tyre ne afat 5 vjecar dhe per rastet e korrigjimit jo-korrekt te mbahet pergjegjesi penale shoqeruar me noten e merituar per cdo student mbi te cilin ka renduar kjo shkelje, si dhe mosvlefshmerine e diplomes te cdo studenti, nota e te cilit eshte me e larte sesa ajo e merituar dhe ofrimi i mundesise te riprovimit per lenden perkatese.
Vlersimi im mbi Rastin e 8 pikave ne kerkesen e shenjuar me germen A, ne te cilen shkruhen 8 pikat mbi te cilat studentet po protestojne aktualisht:
Pika 1. Nuk jam dakort me rritjen e GDP ne masen 5% (aktualisht 3%) pasi ai 2% qe do shtohet do te meret nga ministrite e tjera qe do te thote:
1.Shkurtime te personelit-> perkthyer ne pushime nga puna te punonjesve te ministrive qe do u merret ky 2% ->perkthyer ne heqje nga puna te prinderve tane.
2. Minimizim i sherbimeve te ofruara nga ministrite te cilave u eshte mare ky 2% shoqeruar me shkrirje te institucioneve dhe pasuar me mungesen e sherbimeve -> perkthyer nje hap mbas per gjith shqiptaret perfshire studentet
3. Me fondet qe jepen per IAL aktualisht mund te perballojne shpenzimet e IALve si dhe rritjen e sherbimeve nese nuk vidhen apo shperdorohen keto fonde. (Rasti i shpenzimeve per karburant, shpenzimet per roje fizike, shpenzimet per vetura luksoze per rektorin, apo shifra mbinormale e personelit te punesuar ne IAL, marr rastin kur para disa vitesh vetem tek konvikti ishin rregjistruar rreth 12 pastruese, kerkoj ndjese pasi nuk e mbaj mend shifren korrekte, kur ne te vertete 2 a 3 pastruese ishin, *kerkoni ne internet pasi aty e gjeni dhe kete skandal)
4. Me rritjen e GDP per arsimin e larte, nese nuk rregullohen strukturat dhe ligjet serisht ka per tu vjedhur dhe me shume sesa vidhet sot, qe pason me mosplotesimin e sherbimit cilesor te IAL qe kerkojme apo ndalimin e vjedhjes-shperdorimit.
5.Jam dakort me pergjysmimin e tarifave te studimit ne Tirane, por une nuk jam dakort qe tarifa jone 20’000 lek te pergjysmohet pasi jam student i deges Finance dhe te kerkoj kte gje ne Vlore kur tarifa jone eshte e perballueshme do te jete e barasvlefshme me arsyetimin e nje nxenesi gjimnazi qe ben kaprico vetem qe te qurravitet “Avash se kam te drejtaa” duke harruar pergjegjesite. Ajo kosto nuk vendoset kot, dhe reduktimi i saj pason ne reduktimin e sherbimit ne IAL pasi ato fonde qe do shkojne per pergjysmim te panevojshem tarife, mund te shkojne ne permirsimin e nje sherbimi te nevojshem, ose ofrimin e nje buxheti ku Projekt-Plani me i mire studentor te financohet nga Universiteti per tu bere realitet. Nje arsye tjeter eshte se ai 10’000 lek qe do u subvencionohet, do te merret diku tjeter ne formen e nje takse te re apo takse qe do shtohet, dhe si student i Finances arsyetoj qe nje rritja e nje takse ne ne nje Shtet te varfer, con ne pamundesine e shlyerjes te tij, pason ne pamundesine e financimit te buxhetit nga taksat dhe shoqeron ne rritjen e borxhit publik per fryme, qe sot eshte me e larta qe ka qene ndonjehere ne Shqiperi (shih foton e trete ku ndodhet raporti i INSTAT)
6. Jam PRO permirsimit te infrastruktures universitare, laboratoreve dhe konvikteve, gjithashtu kerkoj laboratore funksionale jo per nje pjese te studenteve por te pakten 1 mjet pune per 2 studente.
7. (Komedi) Nje bravo per ata studetet fakultetit ekonomik Tirane qe i lan 1 ore afat qeverise per te rritur GDP me 2%. Ne 1 ore nuk harton dot bilancin vjetor te nje kompanie e jo me te ri-hartosh buxhetin e nje shteti 🤦♂️ edhe mbahen studentet e Tiranes si me te miret ne Shqiperi. Nje shprehje popullore thot Bravo i thuhet te zotit kur nxjerr gomarin nga balta, juve edhe pse snxorret gje prap nje bravo e moret.
Pika 2. Transparence me buxhetin->U realizua, dini ta lexoni? Jo. E pse? ->Se eshte bilanc qe lexohet nga nje ekspert kontabel jo nga studentet. Mesoni cfar te kerkoni, dhe kjo esht nje nga arsyet pse studentet sdalin te protestojne se sdini cfare kerkoni e si e kerkoni.
Pika 3. Jam kunder rritjes te peshes per studentet ne zgjedhjen e dekaneve/rektoreve, arsyet:
1. Ai perfaqsuesi asnjehere s’do merret vesh si do zgjidhet, transparence te cilen ju nuk e kerkuat.
2. Studentet nuk e njohin njeri tjetrin qe ta dine kush eshte i afte per tu bere perfaqesuesi i tyre.
3. Perfaqesues zgjidhet gjithmone me servili, dhe jam kundra servilave ne krye.
4. Asnje student nuk eshte mjaftueshem i informuar apo formuar per te gjykuar profesionalizmin e nje rektori apo dekani, qe do te thote do bej nje zgjedhje pa vlere dhe nese ka nje peshe te madhe ne vote do na duhet ndonje dite ne te ardhme te hetojme perfaqsuesin tone per pasurine qe do ngreje nga shitja e votes (gje qe e kemi fiksim ne shqiptaret ndaj mos u beni si shenjtore)
5. Kerkoj te kete nje perfaqesues per cdo dege te fakultetit dhe te gjithe se bashku te kene nje peshe te caktuar mbi ngritjen e problematikave jo vetem ne fakultet por dhe ne kurrikulen perkatese te cdo dege apo cdo problemi te mundshem qe mund te kete ajo dege. Perfaqsuesi gjithashtu te kete per detyre qe 1 here ne muaj te dorzoje shqetsimet dhe propozimet e studenteve prane senatit si dhe te ktheje pergjigje mbi arsyetimin e realizimit apo mosrealizimit te tyre prane studenteve qe perfaqson. Perfaqesuesi te zgjidhet gjithmone nga vitet e dyta apo te treta, pasi vitparistat jan ende te rinj per te perfaqesuar.
Pika 4. Nuk kerkoj te protestojme me per kete pike pasi ligji qe un propozova e permbledh me mire, gjithashtu jam i hapur per propozimet tuaja per ndryshim apo shtim te tij. Do e vlersoja shume nese studentet e juridikut do e hartonin ate me mendimet dhe propozimet tona pasi une nuk studioj per juridik, dhe per pasoje nuk jam i formuar ne kete fushe sa nje student qe i ka njohurite e fresketa dhe perkatese.
Per sa i perket kurrikulave dhe teksteve shkollore kerkoj suportin e stafit petagogjik pasi nje student qe njeh vec kopertinen e nje libri nuk mund te jete i afte te zgjedhe botimin e duhur. Mar shkas dhe falenderoj Dr. Florian Miti i cili me jep mesim lenden Makroekonomi dhe krahas shpjegimit te detyruar mbi librin tone, jep gjithashtu leksione mbi botimin e bere nga N.Gregory Mankiw i cili fitoi cmimin Nobel ne Ekonomi, 2018 dhe botimi i tij i 9te eshte versioni me bashkekohor i Makroekonomise qe studiohet dhe ne Universitetet me te njohura ne bote, konkretisht rreth 80faqe kur libri jone ka nje volum mbi 200faqe dhe flitet ber botimin e 6te ne Makroekonomi.
Pika 5. Per sa kohe Universiteti te kete autonomi Bordi i Administrimit ka vlere vetem per te hedhur firmen pasi cdo gje hartohet dhe del nga Senati Akademik, thene keshtu nuk me sjell ndonje arsye per te kerkuar ndonje ndryshim te tij per me teper barazi kur kerkojme qe shpenzimet qeveritare te rriten, dhe nuk mund te kerkojme barazi te influences te MASR me IAL pa patur nje argument te forte-detajuar. Duke arsyetuar me siper qe ngerci nuk ngelet te Bordi i Administrimit sidhe sic percolla kur shpreha kauzen time, une kerkoj nje reformim te sistemit dhe strukturave. Kjo gje mund te arrihet vetem duke pergatitur nje draft me kontributin e studenteve te te gjitha fakulteteve, ku secili do kontribuoje me njohurite e tij mbi fushen perkatese, draft te cilin do ja prezantojme qeverise aktuale sapo te kete perfunduar, si dhe te konfrontohemi me ekspertat perkates te qeverise mbi kete Draft te propozuar nga ana jone. Sapo ky draft te hartohet me cilesine qe nevojitet, jam une i pari qe do dal per tu konfrontuar publikisht mbi propozimet tona per fushen qe une perfaqesoj (Finance)
Pika 6. Jam dakort, pavaresisht se karta studentore shihet me shume si Abone per autobusat, un i di dhe funksionet e tjera te saj prandaj shpreh dakordesine time per kete pike edhe pse “aboneja e kerkuar” nuk eshte e nevojshme ne Vlore se me shpejt ecen me kembe sesa me autobus, por tejet e nevojshme ne Tirane.
Pika 7 dhe 8. Universiteti eshte Fakultativ, qe nga perkufizimi do te thote lihet sipas deshires. Nese une mungoj ne nje leksion, eshte e nevojshme publikimi i shpjegimit te petagogut online, si ne formatin PDF ashtu dhe ne formatin Audio. Kjo gjithashtu ndihmon dhe ne vlersimin e performances, si dhe ndjej detyrim pranine e kamerave audiovizive neper auditore per te evidentuar dhe shkeljet e mundshme. Per sa i perket Teksteve online do sugjeroja publikimin e botimeve te fundit me vlersimet me te larta shkencore apo shoqerore (Nobel apo te tjera) per cdo lende te kurrikules, si ne rastin e shpjeguar me siper per lenden Makroekonomi.
Nese jeni dakort me arsyetimin tim ju ftoj te gjithe studentet, vecanerisht me te miret, te mblidhemi ne daten 7 Janar, te lexojme nga fillimi ne fund ligjin per IAL dhe te propozojme pikat tona. Un jam per proteste studentore-akademike, jo per nje proteste studentore-qyli ku zgjidhja per cilesi qendron te buxheti e tarifat. Te ftuar jane petagoget dhe jo vetem studentet me notat me te larta, por dhe ata me nota cfaredo, pasi shkolla teston kujtesen, aftesia per te menduar dhe zgjidhur problemet teston inteligjencen dhe ne kte menyre le te japim me te miren tone per nje rezultat maksimal, jo te vazhdojme te bojkotojme nderkohe qe shoket tane ngrinin nga e ftohta duke qendruar 24 ore, duke protestuar para ministrise nderkohe qe ne shijonim pushimet, doja te thoja bojkotin* !
P.S per te gjithe ate qe do me kritikojne perse dhash mendimin tim mbi 8 pikat dhe nuk tregova “pikat e mija”, dua t’ju pergjigjem se pikat e mija jan dhjetra faqe jo 10 rrjeshta dhe nuk i postoj pa u konsultuar me studentet e tjere dhe petagoget. Faleminderit!




