160 studentë kanë marrë bursat e ekselencës, por ata do të kenë një detyrim në përfundim të studimeve. Nëse marrin para nga buxheti i shtetit për t’u arsimuar në Shqipëri dhe pas studimeve largohen për të punuar në një vend tjetër, që afron paga më ta ;arta, kjo është konsideruar e padrejtë dhe prandaj qeveria dhe ministria po përpiqet t’i japë zgjidhje.

Bursa përfitojnë edhe studentët që kanë marrë çmime në olimpiada ndërkombëtare.

“Problemi kryesor ka qenë teknik dhe vjen nga universitetet, pasi fondi u ka shkuar. Pavarësisht vonesave ata nuk i kanë humbur bursat. Studentët morën 1 milion e 700 mijë lekë për të gjithë muajt. Është llogaritur me nivelin e pagës në shtator. Këto muaj do jenë me 40 mijë lekë në muaj,” – tha Artan Spahiu, drejtor i AKFAL.

Bursa e ekselencës është llogaritur për 3 kategori studentësh, të cilët duhet të përmbushin disa kritere, për ta përfituar atë.

Studentët ekselentë duhet të kenë mesataren 10 nga matura dhe mesatarja e maturës duhet të jetë 9.5 e lartë. Nuk ka rëndësi në çfarë programi studiojnë, ata që janë në prioritetet kombëtare duhet të vijnë me  një mesatare nga matura edhe provimet  8.5 e lartë. Janë dhe maturantët që kanë fituar 1 në 3 çmime në olimpiada ndërkombëtare. Pavarësisht mesatares mund të zgjedhin të bëhen pjesë nëse studiojnë në programe që përputhen ne fushën ku kanë fituar,” – sqaroi Spahiu.

Të gjithë studentët përfitues nuk paguajnë tarifën e universitetit, si dhe duhet të ruajnë mesataren për 3 vitet akademike.

Në marrëveshjen e firmosur midis tyre, universiteteve dhe Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë, thuhet se në përfundim të studimeve, ata brenda një afati kohor prej 6 vitesh, duhet të punojnë 3 vite në administratën publike.