Universiteti i Tiranës njofton se për Vitin Akademik 2025-2026 janë përcaktuar kriteret e pranimit, kuotat e miratuara, si dhe procedurat për aplikimin dhe regjistrimin në programet e mëposhtme të studimit:
- Cikli i parë i studimeve (Bachelor)
- Programi i integruar i studimeve në drejtësi
- Cikli i dytë i studimeve (Master i Shkencave dhe Master Profesional)
- Programet e studimeve Master Ekzekutiv
Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të konsultojnë dokumentacionin përkatës dhe të ndjekin me përpikëri afatet dhe hapat e aplikimit dhe regjistrimit, të cilat do të publikohen në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni sekretaritë mësimore përkatëse pranë njësive kryesore të UT-së.
Dokumentacionet përkatëse si më poshtë vijon:
- Udhëzim Ministria e Arsimit dhe Sportit nr.12, datë 30.06.2023, “Për procedurat e aplikimit të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë” (Kliko këtu)
- Urdhër i përbashkët nr. 157, datë 03.06.2025, për miratimin e kalendarit për procerdurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2025-2026 (Kliko këtu)
- Kriteret e pranimit për vitin akademik 2025-2026, në programet e studimit të Universitetit të Tiranës (Kliko këtu)
I. Programet e ciklit të parë të studimeve “BACHELOR” dhe një program të integruar të ciklit të dytë në fushën e drejtësisë:
- Klikoni këtu për të filtruar kuotat e miratuara brenda vendit për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, si dhe në një program të integruar në Drejtës sipas fakulteteve ose programeve të studimit.
- Klikoni këtu Për Listat paraprake të renditjes – Raundi i parë, Cikli i parë “Bachelor” 2025–2026
Kuotat e lira për Raundin e Dytë
Kuotat e lira pas përfundimit të Raundit II të regjistrimeve në programet e studimit
- Klikoni këtu për të filtruar kuotat e lira brenda vendit për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, si edhe për programin e integruar në Drejtësi, për Raundin e Dytë, sipas fakulteteve ose programeve të studimit.
II. Programet e ciklit të dytë të studimeve “MASTER” si dhe në ciklin e tretë të studimeve “MASTER EKZEKUTIV”:
- Klikoni këtu për të filtruar kuotat e miratuara brenda vendit për programet e studimit “Master i Shkencave”, sipas fakulteteve ose programeve të studimit.
- Klikoni këtu për të filtruar kuotat e miratuara brenda vendit për programet e studimit “Master Profesional”, sipas fakulteteve ose programeve të studimit.
Programet e Studimit
Zgjidh një nga ciklet e mëposhtme për të parë programet përkatëse të studimit:
📘 Cikli i Parë: Bachelor
Programet e studimit në ciklin e parë janë të nivelit Bachelor dhe ofrojnë bazat akademike të fushës përkatëse.
📗 Cikli i Dytë: Master i Shkencave
Program i avancuar akademik me fokus në kërkimin shkencor dhe ekspertizë të thelluar në një fushë specifike.
📗 Cikli i Dytë: Master Profesional
Program i orientuar drejt praktikës profesionale, duke përgatitur studentët për tregun e punës me aftësi konkrete.
📙 Cikli i Tretë: Master Ekzekutiv
Program i avancuar për profesionistët me përvojë pune, me fokus në zhvillimin e mëtejshëm menaxherial dhe ekzekutiv.
_______________________________________________________________


