🎓 KREDIA STUDENTORE 2026–2027 | APLIKIMET JANË HAPUR!
Studimet e tua meritojnë më shumë mundësi.
Nëse je student dhe kërkon një mënyrë për të financuar tarifën e studimit dhe kostot e jetesës, tashmë mund të aplikosh për Kredinë Studentore.
📲 Apliko online në e-Albania
📅 5 tetor – 4 nëntor 2026
⏳ Ke 30 ditë për të paraqitur aplikimin.
Çfarë mund të financosh?
🎓 Tarifën e studimit
🏠 Kostot e jetesës gjatë studimeve
Dhe për vitin akademik 2026–2027:
💰 0,5% interes për studentin
🔒 Pa kolateral fizik
📌 Normë interesi fikse gjatë gjithë kontratës së kredisë.
👉 Nëse plotëson kushtet, mos e lër aplikimin për ditët e fundit.
Hyr në e-Albania, kërko shërbimin “Aplikim për Kredi Studentore”, plotëso formularin dhe ngarko dokumentacionin e kërkuar.
🌐 Informohu më shumë në www.akfal.gov.al




