Studentët e drejtimeve:

  • Bachelor në Inxhinieri Elektronike
  • Bachelor në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike
  • Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni
  • Master Profesional në Teknologji Informacioni

 

  1. Kontrolli i parë i diplomës do të zhvillohet deri më 12 Maj 2023.
  2. Kontrolli i dytë i diplomës do të zhvillohet deri më 05 Qershor 2023.
  3. Kontrolli i tretë i diplomës do të zhvillohet më 30 Qershor 2023, ora 9:00, salla 304, FTI.

Çdo student për të realizuar kontrollin e parë duhet:

  • Të kontaktojë me pedagogun me të cilin ka renë dakord për të udhëhequr dhe zhvilluar punimin e diplomës (lista e pedagogëve më poshtë);
  • Të vendosin bashkarisht temën/fushën ku do të punojnë për zhvillimin e punimit të diplomës;
  • Të printojë, firmosi së bashku me udhëheqësin faqen e parë (http://www.fti.edu.al/pages/122);
  • Materiali i firmosur nga studenti dhe konfirmuar nga udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 12 Maj 2023 duke e ngarkuar në faqen web (*)🙁https://forms.office.com/e/FpmFatx0CW
  • Çdo student për të realizuar kontrollin e dytë duhet
  • Të ketë kryer kontrollin e parë;
  • Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi) rreth 40-60% të punimit të diplomës dhe faqet e para të plotësuara (http://www.fti.edu.al/pages/122);
  • Materiali i firmosur nga studenti dhe udhëheqësi, të skanohet (fotografohet);
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur deri më datë 05 Qershor 2023 duke e ngarkuar në faqen web (*)🙁https://forms.office.com/e/MhMZx4uNNm).
  • Çdo student për të realizuar kontrollin e tretë duhet:
  • Të ketë kryer kontrollin e parë dhe të dytë;
  • Studenti duhet të paraqes të miratuar nga udhëheqësi (firmosur nga studenti dhe udhëheqësi në origjinale, jo fotokopje apo e skanuar) të gjithë punimi e diplomës në format libër bazuar në formatin e faqosjes së publikuar në faqen web http://www.fti.edu.al/pages/122 me tre faqet e para të plotësuara me kompjuter;
  • Bashkëlidhur punimit një CD me të gjithë materialin e punimit;
  • Çertifikatë personale ose familjare (e marrë nga e-albania);
  • Vërtetim nga biblioteka shkencore e UPT që nuk ka detyrime të pa shlyera;
  • Vërtetim nga Financa e FTI-së;
  • Ta dorëzojë materialin e firmosur (nga studenti dhe udhëheqësi) më datë 30 Qershor 2023 fizikisht në ambientet e fakultetit.
  • Shënim për rikujtesë në plotësimin korrekt të tre faqeve të para:
  • Tre faqet e para duhet të jenë të plotësuara në të gjitha pjesët e tyre vetëm me kompjuter (jo shkrim dore apo stilolaps). 
  • data e kontrollit të parë është 12 Maj 2023, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të dytë është 05 Qershor 2023, dhe kontrolli është zhvilluar nga udhëheqësi;
  • data e kontrollit të tretë është 30 Qershor 2023, dhe kontrolli është zhvilluar nga Përgjegjësi i Departamentit