Konkursi i pranimit në Universitetin
e Sporteve
Datat e regjistrimit të kandidatëve për konkurset e pranimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, janë 12-15 gusht 2023 nga ora 09:00 deri në 15:30
(Regjistrimi do të jetë i hapur për Fakultetin e Shkencave tẽ Lëvizjes deri në orën 11:00 të datës 19 gusht 2023 dhe për Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit deri në orën 11:00 të datës 22 gusht 2023)
Dokumentet që duhet te ketë kandidati për regjistrim për konkurset e pranimet do të jenë:
2 fotografi dokumenti 4×6,
Fotokopje kartës së identitetit
Mandat pagesa e tarifës së konkurimit
Kartela mjekësore

Datat e zhvillimit të konkursit të pranimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes janë 16 – 19 gusht 2023.
Datat e zhvillimit të konkursit të pranimit në Fakultetin
◦ Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit janë 20 – 22 gusht 2023.