Programet e studimit në FAU për të cilat do të zhvillohet konkursi janë:

  • Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Arkitekt (5 vite, me kohë të plotë)
  • Master Shkencor në Arkitekturë, Profili Urbanist (5 vite, me kohë të plotë)
  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn (3 vite, me kohë të plotë)

Kujdes:

Të drejtën për të zhvilluar konkursin e pranimit e kanë të gjithë kandidatët të cilët kanë kryer paraprakisht regjistrimin për të marrë pjesë në testin e pranimit. Regjistrimet për të marrë pjesë në testin e pranimit do të kryhen në periudhën 7-11 Gushtora 08:00 – 16:00 pranë zyrës së sekretarisë mësimore të FAU-t në godinën e FTI, UPT.

Kanë të drejtë të regjistrohen për në konkursin e pranimit vetëm kandidatët sipas listës së dërguar nga portali U-Albania.
Ju lutem ndiqni faqen tonë web https://fau.edu.al/ dhe rrjetet sociale për cdo njoftim të ri.

Në direktorinë, informacion mbi testin e pranimit, viti akademik 2023-2024 https://fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit-viti-2023-2024/ do të gjeni informacion të përditesuar në ditët në vijim. Njoftimet do të vendosen në web dhe rrjetet sociale.

Në lidhje me testin e pranimit në FAU të viteve te kaluara mund të gjeni informacion të detajuar në link: https://fau.edu.al/informacion-mbi-testin-e-pranimit/

Suksese,
FAU

udhezime-per-testin-ne-FAU_2023-2024Download