Mjekët pa kushte, po largohen çdo ditë me thasë! Politikanët, të vetmit që s’e çojnë nëpër mend emigrimin nga Shqipëria që shtrydhin, kërkojnë të mbajnë me dhunë edhe mjekët!

Ku mbetën pagat dhe kushtet e premtuara? A ia vlen të shpenzosh për t’u bërë mjek në Shqipëri, pasi të zhvasin mirë e mirë për të të dhënë një diplomë e më pas të cënojnë lirinë e ushtrimit të profesionit?

Sa ‘koincidencë” mund të jetë për qeverinë fakti që asnjë politikan i fryrë me vjedhje e korrupsion s’ka emigruar kurrë nga vendi, ndërsa mjekët po ‘avullojnë’ çdo ditë?

Megjithëse qeveria pretendon se ka rritur pagat e ka krijuar kushte të mira që mjekët të mos largohen, këta të fundit po përballen çdo ditë me vështirësi të shumta në vend dhe e kanë të pamundur të ofrojnë shërbimin e tyre

Pagat jo vetëm që janë të papërfillshme dhe kushtet e punës mbeten skandaloze, por qeveria detyron çdo mjek që merr diplomën të punojë 3 vite në Shqipëri, ose të paguajë 3 mijë dollarë “gjobë” nëse kërkon të largohet

Në kundërshtim total me Kushtetutën, qeveria vendos kushtëzime për t’u arsimuar dhe diplomuar në degën ‘Mjekësi’ dhe detyron familjet shqiptare që paguajnë taksa, të bëjnë sakrifica të panumërta për të mbajtur fëmijët në universitet

Edhe studiuesit e kanë quajtur fenomenin e emigrimit të mjekëve si një element i “rrjedhjes së trurit”, duke e lidhur me mungesën e politikave të qeverisë për të mbajtur mjekët. Për të mbuluar mungesën e politikave, vetë mjekët po përdoren nga qeveria si “diplomatë” me kusht të mjekësisë

Raporti i fundit i “Freedom House” që ka vlerësuar situatën e korrupsionit dhe lirisë së medias në Shqipëri, thekson se korrupsioni është një problem i madh që demotivon mjekët, bashkë me varfërinë, mungesën e kushteve e pasigurinë. Po ashtu, mediat që luajnë një rol të madh në goditjen e korrupsionit janë gjithashtu në presion

Në vend që të vjedhë miliarda euro me koncesione, tendera e blerje votash, kryeministri jonë tallava mund të rriste pagat e mjekëve, t’i ofronte vlerësim për punën e tyre e t’i krijonte kushte dinjitoze pune, që ata të qëndronin në atdhe dhe të kishim shërbim cilësor mjekësor, për të cilin paguajmë!