Kryetari i Senatit, Mynyr Koni, njeherësh Rektori i Universitetit, pritet të firmosë zhvillimin e provimeve online në çdo fakultet. Në ato lëndë që është i pamundur provimi online, kreditet do konsiderohen të marra dhe studenti nuk do të penalizohet.

Po ashtu Universiteti i Tiranës do t’i propozojë Ministrisë së Arsimit mos aplikimin e mesatares së diferencuar për degët e mësuesisë.

Sipas projektvendimit, nota mesatare për ciklin bachelor duhet të jetë 6, njësoj si degët e tjera.

burimi: A2CNN