Në kuadër të Thirrjes së Dhjetë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ju ftojme të aplikoni https://praktika.riniafemijet.gov.al/
Aplikimi realizohet online, përmes platformës zyrtare dhe periudha e aplikimeve është nga data 27 qershor deri më 10 gusht 2025.
Për sa më sipër, bashkëngjitur gjeni materialin informues me të gjitha detajet për Thirrjen X, përfshirë risitë e kësaj thirrjeje, kriteret e pjesëmarrjes, mënyrën e aplikimit dhe përfitimet për pjesëmarrësit.


