Data e mbajtjes së provimit

Provimi i Maturës Shtetërore do të zhvillohet më 21 qershor 2025, në një ditë të vetme, në të gjitha shkollat e mesme të Kosovës.

Struktura e testit

Testi përmban katër lëndë kryesore:

  1. Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
  2. Gjuhë Angleze
  3. Matematikë
  4. Një lëndë me zgjedhje, sipas drejtimit

Çdo lëndë ka nga 25 pyetje, dhe në total testi ka 100 pyetje. Kohëzgjatja është 2 orë e 30 minuta, dhe provimi fillon në ora 10:00.

Lënda me zgjedhje

Nxënësit duhet të zgjedhin një lëndë shtesë nga fushat si:

  • Shkencat e natyrës (Kimi, Fizikë, Biologji)
  • Shkencat shoqërori (Histori, Gjeografi, Filozofi, Qytetari, Psikologji, Sociologji)
  • Ekonomi, Art, Muzikë, Balet etj.

Rregullat dhe siguria

MAShTI ka vendosur rregulla të qarta për zhvillimin e provimit:

  • Nxënësit duhet të paraqiten me dokument identifikimi dhe mjete shkrimi.
  • Nuk lejohet mbajtja e telefonave ose paisjeve të tjera elektronike.
  • Shkelja e rregullave mund të sjellë përjashtim nga provimi.

Rezultatet dhe çertifikimi

Rezultatet do të publikohen më 30 qershor 2025, ndërsa çertifikata digjitale mund të shkarkohet në platformën e-Kosova nga maturantët që e kalojnë provimin me sukses.

Afati i dytë

Për nxënësit që nuk e kalojnë provimin në afatin e parë, afati i dytë zhvillohet më 28 gusht 2025.

Përgatitja dhe ndihmesa

Shkollat po ofrojnë orë përforcuese në lëndët kryesore. Gjithashtu, nxënësit mund të shfrytëzojnë testet model dhe materiale ndihmëse të shpërndara nga MAShTI dhe drejtoritë komunale të arsimit.