Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024.
https://www.polsl.pl/en/Pages/Welcome.aspx
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;

Afati për aplikim: 24 Nëntor 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër: Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Silesian të Teknologjisë, Poloni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023 – 2024.