Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
http://www.pwsz.nysa.pl/index.php?p=25
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 1 semestër;
Fushat e studimit:
– Gjuhë Angleze;
– Administrim biznesi;
Afati për aplikim: 02 Nëntor 2023.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në postë elektronike në adresën [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me
Jashtë në adresën: [email protected]
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Nysës, Poloni në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.




