Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi për semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;

Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;

Afati për aplikim: 02 Qershor 2023

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: [email protected]

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:


https://drive.google.com/file/d/1sP1uCyAIb0r-Fmf8IVLk20sXr1eMTDlM/view