Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Thessaly, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;

Fusha:
– Administrim Biznesi

Kohëzgjatja e mobilitetit:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit

Afati për aplikim: 02 Mars 2023

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për bursa për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës për mësimdhënie në Universitetin e Thessaly, Greqi, në kuadër të Programit Erasmus +