Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Salzburgut, në Austri, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026. http://www.plus.ac.at/

📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫Shkëmbimin e studentëve për studime;

📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫Bachelor;
▫Master;

📌Fusha e studimit:
▫Shkenca Politike;
▫Marrëdhënie ndërkombëtare.

*Studentët që aktualisht janë të regjistruar në programin e studimit “Marrëdhënie ndërkombëtare” duhet të kenë përfunduar studimet e tyre Bachelor në fushën e Shkencave politike ose Marrëdhënieve ndërkombëtare.

👉Informacion për katalogun e lëndëve të ofruara: https://www.plus.ac.at/politikwissenschaft-und-soziologie/abteilung-politikwissenschaft/studium/erasmus/erasmus-incoming/

📌Bursat përfshijnë:
▫Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▫Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut: http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
▫CV (në gjuhën angleze / gjermane);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);
▫Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);
▫Letër Motivimi në gjuhën angleze / gjermane;
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Gjermanisht B2);
▫*Learning Agreement;

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
▫CV (në gjuhën angleze / gjermane);
▫Kopje e Pasaportës;
▫Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);
▫Diplomë e nivelit Bachelor;
▫Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / gjermane);
▫Letër Motivimi (në gjuhën angleze / gjermane);
▫Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2 / Gjermanisht B2);
▫*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Salzburgut lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

ℹAfati për aplikim: 14 Prill 2025

📄Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].

😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!