Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Primorska, Slloveni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Afati për aplikim: 15 Tetor 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].