Në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, financuar nga Programi Erasmus +, është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetet e mëposhtme në Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
Lista e universiteteve për aplikim:
– Università Politecnica delle Marche
– Università degli Studi di Camerino
– Università degli Studi di Ferrara
– Università degli Studi di Macerata
– Università degli studi di Messina
– Università degli Studi di Milano-Bicocca
– Università degli Studi di Teramo
– Università degli Studi di Trieste
– Università degli Studi di Udine
– Università degli Studi di Urbino “Carlo Bo”
https://www.uniadrionitaly.it/contatti/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Studenti mund të aplikojë në maksimumi 2 prej universiteteve të rrjetit njëkohësisht.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Afati për aplikim: 22 Dhjetor 2023
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve
me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: [email protected].
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Klikoni për më tepër: Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës, në kuadër të Konsorciumit UNIADRION, i financuar nga Programi Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik
2023-2024.






