Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Vytautas Magnus në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

 Llojet e mobilitetit përfshijnë: 
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 Kohëzgjatja e bursave: 
– Bachelor (1 semestër);
 – Master (1 semestër);

 Afati për aplikim: 11 Nëntor 2022 

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët në Universitetin Vytautas Magnus në Lituani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023