Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

Llojet e mobilitetit përfshijnë: 

-Shkëmbimin e stafit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim;

Kohëzgjatja:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;

Afati për aplikim:
20 Janar 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Klikoni për më tepër:
Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022- 2023