Me qëllim plotësimin e nevojave për burime njerëzore në rolin e parë drejtues, në strukturat e Policisë së Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm dhe transparent, sipas parimit të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, njoftojmë hapjen e fazës së aplikimeve për konkurrim, për ndjekjen e programit të studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë i studimeve “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, për 60 kuota të lira, për shtetasit që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë.
Policia e Shtetit fton maturantët dhe të gjithë të rinjtë që plotësojnë kriteret ligjore, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit, duke zgjedhur një karrierë dinjitoze, me integritet, përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve.
Për t’u njohur me kriteret, procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://asp.gov.al/hapet-aplikimi-per-konkurrim-per-ndjekjen-e-programit-te-studimit-siguria-dhe-hetimi-cikli-i-pare-bachelor-ne-akademine-e-sigurise-per-vitin-akademik-2026/


