Manastirliu bëri një deklaratë për mediat nga ambientet e ministrisë së Shëndetësisë ku foli për “arritjet e qeverisë” dhe punën e bërë për të përballuar situatën.

Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit. Sistemi shëndetësor po vazhdon përgatitjet për përballimin e situatës së pandemisë, aktualisht ka 500 shtretër të gatshëm për pacientët e sëmurë, se janë rritur kapacitetet me respiratorë, se në dispozicion janë rreth 90 mijë teste të tjera ndërsa po punohet për të hapur një laborator të dytë në QSUT.

Ministrja në fakt doli sot në deklaratë për të rrëfyer vendimin e vërtetë të qeverisë Rama pas mbledhjes: Prezantoi metodën e re të Kryeministrit për të rrjepur xhepat e shqiptarëve.
Gjoba prej 2 mijë lekësh do vihet në zbatim nga nesër për cilindo qytetar që kapet pa maskë në ambiente të mbyllura.
Gjobat parashikohet të vihen nga policia, policia bashkiake dhe strukturat e inspektoriateve shtetërore.