Ky program ofron mundësi për studentët nga e gjithë bota të përfshihen në shkëmbime kulturore e akademike, zhvillim të aftësive drejtuese dhe aktivitete ndërvepruese, si dhe të njohin nga afër kulturën dhe mikpritjen kineze. Pjesëmarrja në kamp është pa pagesë dhe përfshin akomodimin, ushqimin, transportin lokal dhe pritjen/përcjelljen nga aeroporti. Studentët që dëshirojnë të marrin pjesë në udhëtimet kulturore opsionale në Pekin dhe Shangai, mund ta bëjnë këtë me një pagesë shtesë prej 798 USD.

Për më shumë informacion dhe regjistrim, studentët mund të përdorin lidhjen e mëposhtme: ttps://forms.gle/dgGqkPkChFrShpP48

Afati i fundit për regjistrim: 25 nëntor 2025 

Për çdo pyetje shtesë, studentët mund të kontaktojnë drejtpërdrejt organizatorët në [email protected] ose në telefon +86-0371-62600841.