Ditën e premte, datë 24 mars 2023, në ora 13.00, në sallën “Silvano Perdollo” të Universitetit Politeknik të Tiranës, Vodafone Albania zhvillon takim me studentë dhe staf nga Universiteti Politeknik i Tiranës.
Qëllimi i takimit është prezantimi i projektit “Vodafone University Tours” – një projekt i cili ka në fokus orientimin e studentëve mbi oportunitete që Vodafone Albania ka për studentët për internship dhe punësim, si dhe zhvillimin e njohurive të studentëve mbi tematika të caktuara që lidhen me Telekomunikacionin, teknologjitë e fundit në përdorim dhe ndarjen e eksperiencave nga stafi i Vodafone Albania dhe Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit.
Në takim, nga Vodafone Albania do të jenë të pranishëm:
1. Erald Hysa, Drejtor i Burimeve Njerezore dhe skuadra e HR, të cilët do të fokusohen në oportunitetet që Vodafone ofron për studentët;
2. Gentjan Bajraktari – Drejtor i Network dhe drejtues i ekipeve në skuadren e tij, të cilët do të fokusohen dhe do të ndajnë eksperiencën e tyre mbi teknologjitë dhe rrjetin e Vodafone Albania.
3. Katia Stathaki, Drejtore Ekzekutive e Vodafone Albania.
Jeni të mirëpritur në takim.


