Periudha e aplikimit dhe regjistrimit të kandidatëve që aplikojnë për studime të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”, për vitin akademik 2025-2025 është si më poshtë:
Kalendari i aplikimit dhe regjistrimit
Aplikimi : 08.09.2025 – 30.09.2025
Shqyrtimi i aplikimeve : 01.10.2025 – 03.10.2025
Shpallja e listës paraprake : 03.10.2025 (ora 16:00)
Ankimimi : 06.10.2025
Shpallja e listës përfundimtare të fituesve : 07.10.2025
Regjistrimi faza e parë : 08.10.205 – 13.10.2025
Ulja e listës për aplikantët e tjerë : 13.10.2025 (ora 16:00)
Faza e dytë e regjistrimeve : 14.10.2025 – 15.10.2025
Ulja e listës për aplikantët e tjerë : 15.10.2025 (ora 16:00)
Faza e tretë e regjistrimeve : 16.10.2025 – 17.10.2025
Aplikimet do të kryhen pranë laboranteve të departamenteve në orarin 09:00-15:00.
Mësimi për programet e ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” për vitin akademik 2025-2026 në Fakultetin e Shkencave Sociale nis në datën 20 Tetor 2025.
Dokumentacioni përkatës:
1.Diplomë e Maturës Shtetërore dhe lista e notave e noterizuar;
2.Diplomë dhe listë notash e ciklit të parë të studimit, të njehsuara me origjinalin (të noterizuara); Në mungesë së diplomës së Bachelorit, aplikanti duhet të dorëzojë një vërtetim diplomimi;
3.Fotokopje e dokumentit të identifikimit (ID ose Pasaportë);
4.Një fotografi personale;
Shënim: Nëqoftëse kandidati aplikant ka nisur një program të dytë studimi dhe nuk e ka përfunduar, duhet të dorëzojë një vërtetim çregjistrimi për programin përkatës.


