Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për lirimin dhe pastrimin e godinave të Qytet Studenti, ku do të strehohen përkohësisht shtetasit afganë, që pritet të mbërrijnë në Shqipëri ditën e nesërme.

Mësohet se deri më tani janë zbrazur dhe janë bërë gati 6 godina. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, godinat 2, 4, 7-8, 24-25, po boshatisen dhe po pastrohen.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare pranoi strehimin e të paktën 2000 afganëve, gazetarë dhe diplomat pas largimit nga vendi i tyre.

Burimi: balkanweb.com