Njoftohen të gjithë aplikantët fitues të raundit të parë për ciklin e studimit Bachelor, viti akademik 2019-2020, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, që të paraqiten pranë sekretarive mësimore të Fakulteteve përkatëse për të kryer regjistrimin në programin e studimit ku janë shpallur fitues.
Kur të regjistrohem?
- Regjistrimet për fituesit e raundit të parë bëhen në datat 02 shtator – 15 shtator, 2019.
Ku të regjistrohem?
- Kandidatët fitues në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe Fakultetin e Studimeve Profesionale të paraqiten për regjistrim në godinën universitare në Currila;
- ata në Fakultetin e Edukimit në Godinën nr. 1 në Kampusin Universitar, Spitallë;
- ndërsa kandidatët fitues në Fakultetin e Biznesitdhe Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike në Godinën nr. 2 në Kampusin Universitar, Spitallë.
Dokumentacioni për t’u regjistruar:
Regjistrimi mund të kryhet nga vetë kandidati fitues ose nëpermjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë duke paraqitur këto dokumenta:
- dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.
- fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.
- deklaratën të cilën e gjeni në udhezimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni te sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.
*Pas deklaratës së shkruar bëhet regjistrimi menjëherë në portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti në dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, një prej të cilave i jepet aplikantit.
**Nëse nuk regjistroheni brenda afateve humbisni të drejtën e aplikimit në raundin e parë dhe keni të drejtë të aplikoni në raundin e dytë.
UAMD ju pret krahëhapur!
Për të shkarkuar listat e plota me ID e kandidatëve klikoni mbi çdo program studimi.
-
Fakulteti i Edukimit
- Gjuhë – Letërsi – Anglisht
- Gjuhë Angleze
- Gjuhë Gjermane dhe Angleze
- Mësuesi për Arsim Fillor
- Mësuesi për Arsim Parashkollor
- Filozofi – Sociologji
- Psikologji
-
Fakulteti i Biznesit
- Administrim Biznes
- Bankë – Financë
- Financë – Kontabilitet
- Shkenca Ekonomike
- Komunikim dhe Marketing Digjital
- Menaxhim Hotel – Restorant
- Menaxhim Marketing
- Menaxhim Turizëm Arkeologjik
- Menaxhim Turizëm Kulturor
-
Fakulteti i Shkencave Politike – Juridike
- Drejtësi
- Administrim Publik
- Shkenca Politike
- Marrëdhënie me Publikun
- Politikë Ekonomike
- Histori
-
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
- Informatikë Anglisht
- Matematikë Informatikë
- Shkenca Kompjuterike
- Sisteme Informacioni
- Teknologji Informacioni
- Multimedia dhe Televizion Digjital
-
Fakulteti i Studimeve Profesionale
- Infermieri e Përgjithshme
- Mami
- Fizioterapi
- Ndihmës Dentist (2-vjeçar)
- Navigacion dhe Menaxhim Detar
- Asistent Administrativ (2-vjeçar)
- Asistent Ligjor (2-vjeçar)
- Informatikë Praktike (2-vjeçar)
- Specialist Rrjetash Kompjuterike (2-vjeçar)
- Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime (2-vjeçar)
- Mekanikë Impiante Industriale dhe Bujqësore (2-vjeçar)
- Menaxhim Ndërtimi (2-vjeçar)
- Menaxhim Transporti Detar-Tokësor (2-vjeçar)
- Specialist i Sistemeve të Kondicionimit (2-vjeçar)
- Teknikë Elektrik (2-vjeçar)
- Teknologji Automobilash (2-vjeçar)




