
Në kuadër të Projektit Erasmus + është hapur thirrja për aplikim për bursa për studentët e nivelit bachelor, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani, për periudhën 09 Mars 2020 – 17 Korrik 2020. Programi i studimit do të ndiqet online.
Hapet thirrja për aplikim për bursa për studentët e nivelit bachelor, në kuadër të Projektit Erasmus +, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Bielefeld, Gjermani, për periudhën 09 Mars 2020 – 17 Korrik 2020. Programi i studimit do të ndiqet online.
Aplikuesit duhet të jenë studentë të regjistruar në programet e studimit të Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Dega Financë, Administrim Biznesi dhe Ekonomiks.
1. Studentët aplikues, gjatë vitit akademik 2020-2021 duhet të jenë studentë në vitin e dyte dhe te tretë bachelor;
2. Të kenë njohuri të gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B2, me çertifikatë;
3. Preferohen aplikues me mesataren e lartë gjatë viteve te studimit;
4. Preferohen studentë që nuk kanë fituar më parë një bursë studimi Erasmus+.
Dokumentat që duhen dorëzuar janë:
1. CV në gjuhën angleze;
2. Kopje e Pasaportës;
3. Vërtetim studenti;
4. Lista e notave;
5. Certifikatë e nivelit të gjuhës angleze/gjermane;
6. Letër Motivimi në gjuhën angleze;
7. Kërkesë për aplikim për këtë mobilitet;
Studentët e interesuar mund të aplikojnë pranë zyrës së informacionit të fakultetit, duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, prej datës 30.09.2020- 21.10.2020, në orarin 09.00 – 15.00.
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!


