Protesta, e cila ishte paralajmëruar se do të niste në orën 12:00, sapo ka nisur. Qytetarët protestues janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejtë ish-hotel Dajtit, aty ku edhe ndodhet perimetri i sigurisë.
Protestuesit shihet që mbajnë në duar pankarta në gjuhën angleze, me qëllim që këto mesazhe të kuptohen edhe nga pjesëmarrësit e Samitit dhe flamuj të Shqipërisë dhe Europës.
Europë, na hidh një jelek shpëtimi”,kjo është parrulla kryesore e protestuesve, ndërsa nuk mungojnë thirrjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa” dhe “Rama ik”.
Raportohet se 1200 forca policie janë dislokuar në terren për mbarëvajtjen e samitit dhe vetëm 400 prej tyre ndodhen pranë stadiumit për sigurinë e pjesëmarrësve në samit.
Po ashtu në terren ka zbritur edhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili ditët e fundit ka pasur edhe përplasje në distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha sa i përket lokacionit se ku do zhvillohej protesta.