Për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës
Ne zbatim te VKM nr. 269, date 29.03.2017 “Per percaktimin e kategorive te individeve qe plotesojne kriteret e pranimit ne nje program te ciklit te pare te studimeve, ne nje program te integruar te studimeve, ne nje program te cikilt te pare te studimeve, ne nje program te integruar te studimeve ose ne nje program te integruar te studimeve ose ne nje program te studimeve profesionale, qe perjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit” e ndryshuar me VKM nr.779, date 26.12.2018, VKM nr.40, date 23.01.2019 dhe VKM nr 251, datë 27.03.2020, duhet të dergojne me poste ne adrese te Universitetit Bujqesor Tiranes dokumentacionin e meposhtem.
1. Studentët, të cilët kanë, të paktën, njërin prind person me aftësi të kufizuara, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar;
a) Fotokopje e kartes se identitetit te studentit,
b) Vertetim student,
c) Çertifikate familjare nga sistemi e-albania e tre muajve te fundit,
d) Vërtetim që lëshon shoqata e invalidëve të punës së rrethit përkatës së bashku me fotokopjen me vulë të njomë të Dëshmisë së Invalidit të Punës të përfituar sipas statusit të invalidit të punës;
e) Vertetim nga Organet e Qeverisjes Vendore per perfitimin e pageses se aftesise se kufizuar per prinderin – Dokument origjinal leshuar nga institucionet perkatese.
f) Vërtetim origjinal të institutit të sigurimeve shoqërore për pagesën e pensionit të invaliditetit.
Per shkak te situates ne te cilen ndodhemi dokumentacioni do te dergohet me poste ne adrese te Universiteti Bujqesor te Tiranes dhe Fakulteti ku studjon studenti .
Pas shqyrtimit dhe verifikimit te dokumentave te derguara nga JU me poste , ne komisionet e ngritura ne cdo fakultet dhe pas miratimit ne Bordin e Administrimit do te njoftoheni ME TEL APO E-MAIL.
Kliko ketu: Njoftim per studentet
JU FALEMINDERIT PER MIREKUPTIMIN!
Për studentët e Universitetit të Shkodrës
Në bazë të vendimit Nr.251 datë 27.03.2020 për një ndryshim në vendimin nr.269 datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave , “Për përcaktimin e kategorive të individeve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale ,që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit” për : Studentët të cilët kanë njërin prind me aftësi të kufizuara, të vërtetuar me vendim të KMCAP-së përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.
Njoftohen të gjithë studentët e ciklit të pare Bachelor që plotësojnë këtë kriter duhet të dorëzojnë dokumentat me postë.
Postimi duhet të ketë adresën: Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Sheshi 2 Prilli, Shkodër.
Dokumentet që duhet të dorëzojnë me postë:
- Kërkesë
- Fotokopje e kartës së identitetit të studentit
- Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMCAP
- Fotokopje e noterizuar e librezës për përftimin e statusit lëshuar nga Shërbimi Social Shtetëror
- Vërtetim origjinal për pageswn e kempit nga ISSH nga Njësia e Qeverisjes Vendore (vërtetimi duhet të jetë i tre muajve të fundit)
Aplikimi do të realizohet nga data 10.04.2020 deri me 05.06.2020.






