E martë 11 dhjetor 2018. Mbi 30 mijë studentë nga Tirana dhe rrethet që kanë bojokotuar prej ditësh universitetet bllokojnë rrugët qëndrore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin rrugor.
Është ora 10:00 e paradites kohë kur nga cdo pikë kyce e Tiranës studentët vërshojnë si lumë drejt rrugës së Durrësit prej ku nisin marrshimin e 2 më të madh studentor të pas 90, me drejtim ministrinë e arsmit dhe sporteve.
Nga turma që vetëm zgjatet dëgjohen mijëra zëra që thërrasin në kor, “E duam Shqipërinë si Gjithë Europa”, përmirësoni kushtet, ulni tarifat, duam arsim cilësor, c’ka të kujton bashkëmoshatarët e tyre 28 vite më parë.
E ndezur prej vetëm pak ditësh protesta arrin të trondisë rëndë qeverinë që pranoi shuplakën e hidhur, si dhe mbarë opinionin publik brenda dhe jashtë kufinjve duke u cilësuar jo më kot si “Dhjetori i Dytë i Studentëve”.
E ndërsa vala e protestës kapi majat në ditën e shtatë të saj u ngritën edhe shumë pikëpyetje nga jashtë tubimit mbi atë se cfarë e shkaktoi indinjatën studentore? ku dhe si nisi ajo? dhe mbi të gjitha kush ishin drejtuesit që komandonin një masë kaq të madhe të rinjsh që kërkonin të drejtat e tyre e që nuk kishin lidhje me partitë.
Lajmi bëhet viral në rrjetet sociale nga ku njoftohet cdo student për atë që kishte ndodhur e që pritej të ndodhte në vijim.
Të nesërmen mijëra studentë tubohen para ministrisë së arsimit ku lancojnë për herë të parë një listë kërkesash me katër pika ku me urgjencë kërkohet anullimi i vendimit të qeverisë për tarifën prej 6700 lekë për kredit për provimet e mbartura, i datës 18 maj 2018.
Po kështu studentët cilësuan të panegociueshme edhe tre pikat e tjera si përgjysmimi i tarifës vjetore, përmirësimi i kushteve në fakultete dhe në konvikte, si dhe përfshirja e studentëve në vendimarrje brenda bordeve të administrimit.
Po atë ditë në një dalje të parë publike ministrja e arsimit Lindita Nikolla kërkoi dialog me studentët I cili u hodh poshtë nga këta të fundit me argumentin se kërkesat e tyre janë të panegociueshme dhe se qeveria ka patur kohë ti plotësojë pasi janë kërkesa të kahershme të studentëve të paraqitura në protestat e bëra në 2015- 2016.
E nësermja, ditë e enjte, grumbullon shumë më tepër studentë ndërsa lajmërohet shtrirja e bojkotit thuajse në të gjitha universitetet në rrethe.
Protestuesit me flamuj kombëtar dhe parrulla ku ironizohej ministrja Nikolla dhe kryeministri Rama marshojnë nga të gjitha fakultetet drejt ministrisë së arsimit duke paralizuar për të disatën ditë akset kryesore të Tiranës.
Përballë presionit në rritje të studentëve qeveria bën lëshimin e parë të detyruar duke nxjerrë ministren në konferencë dy herë brenda ditës për të lajmëruar anullimin e tarifës për provimet e mbartura bashkë me premtimin për një zgjidhje graduale të pikave të tjera përmes nisjes së dialogut.

Per me shume vizitoni: Ballkanweb.al