INSTAT publikoi një raport (via Monitor.al) ku ndër të tjera nxjerr në pah se për të disatin vit radhazi programet “Biznes, Adiminstrim dhe Ligj” kanë më shumë të diplomuar. Pjesa më e madhe të diplomuarve përbëhet nga vajza dhe dega e preferuar është administrim biznesi.
Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë gratë janë “Arsim” me 81,4 %, ndjekur nga “Shëndet dhe mirëqenie” me 79,1% dhe “Arte dhe shkenca humane” me 78,2%. Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë burrat janë “Shërbime” me 73,6%, “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 62,6%, dhe “Bujqësi, pyje, peshkim dhe veterinari” me 55,1%.







