E dimë që po prisni me padurim të mësoni 10 zakonet e studentëve të suksesshëm, ndaj pa humbur kohë, i gjeni më poshtë.
Nuk bëjnë shumë detyra në të njëjtën kohë
Studimet kanë treguar se kryerja e shumë detyrave është fizikisht e pamundur.
Krijojnë seksione në atë që studiojnë
Ndarja e punës tuaj në pjesë të menaxhueshme dhe shpërblimi i vetes kur të përfundoni secilën pjesë do ta bëjë studimin argëtues.
Nuk neglizhojnë gjumin
Mos e nënvlerësoni rëndësinë e tetë orarësisht të gjumit, çdo natë! Pushimi i mirë gjatë natës do ta bëjë fokusin tuaj më të mprehtë dhe do të përmirësojë kujtesën tuaj.
Vendosin një orar të caktuar studimi
A është më efektive për ju të studioni menjëherë sapo keni arritur në shtëpi, apo pasi keni ngrënë? A jeni më produktiv në blloqe 90-minutëshe apo në ndarje gjysmë orëshe? Këto duhet t’i zbuloni te vetja. Gjeni një orar që funksionon për ju dhe përmbajuni atij.
Mbajnë gjithmonë shënime të shkruara
Mbajtja e shënimeve jo vetëm që do t’ju mbajë më të angazhuar gjatë orës së mësimit, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të theksoni atë që duhet të studioni pasi të largoheni nga auditori apo kur të afrojë periudha e provimeve. Është shumë më e lehtë të rilexoni shënimet tuaja sesa të rilexoni të gjithë librin.
Gjejnë ambientin e duhur
Gjeni një vend që do të maksimizojë produktivitetin tuaj. Kërkoni vende larg televizorit dhe shpërqendrimeve të tjera. Në shtëpinë tuaj, në kafenenë e preferuar, në bibliotekë apo kudo qoftë, krijoni një hapësirë studimi ku dëshironi të kaloni kohë.
Gjejnë një grup studimi
Ulja me një grup njerëzish që po mësojnë të njëjtat gjëra si ju është një mënyrë e shkëlqyer për të kuptuar më mirë materialet konfuze ose për t’u përgatitur për provimet. Ju mund të pyesni njëri-tjetrin, të ri-mësoni materialin dhe të siguroheni që të gjithë të jeni në të njëjtën linjë. Në fund të fundit, të mësosh dikë tjetër është mënyra më e mirë për të mësuar edhe për vete.
Bëjnë pyetje
Ju jeni në shkollë për të mësuar, ndaj mos kini frikë ta bëni këtë! Kërkimi i ndihmës, nga një mësues ose nga miqtë tuaj, është një mënyrë efikase për t’u siguruar që po e kuptoni vërtet materialin.
Dhe tani, mos harroni t’i vini në zbatim të gjitha këto


